Kryetarja Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka – Nimani, qëndroi për vizitë zyrtare në Podgoricë, me ftesën për të marrë pjesë në ceremoninë solemne që shënoi 60-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin malazez, kryetarja Caka – Nimani u takua me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, znj. Snezhana Armenko, me të cilën diskutoi, ndër të tjera, mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy gjykatave kushtetuese.
Në kuadër të ceremonisë solemne të organizuar në Podgoricë, kryetarja Caka – Nimani zhvilloi takime edhe me kryetar dhe ish-kryetar të gjykatave kushtetuese të vendeve të rajonit dhe vendeve të tjera evropiane.