Radomir Laban

Gjyqtar

Radomir Laban u emërua gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës më 9 gusht 2018.

Para emërimit të tij si gjyqtar, gjatë periudhës 2011 – 2018, ai ka punuar si Këshilltar i lartë juridik në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Për një periudhë të shkurtër, gjyqtari Laban po ashtu ka shërbyer si Zëvendës i Këshilltarit të parë juridik të Gjykatës Kushtetuese.

Në periudhën 2009 – 2011, gjyqtari Laban ka punuar pro bono si bashkëpunëtor i jashtëm i avokimit për mbrojtjen e të drejtave të individëve të cenueshëm në shoqëri.

Gjatë viteve 2004 – 2006, ai ka shërbyer si Kryeanalist në Administratën Republikane të Doganës. Në periudhën 1999 – 2004, ai ka punuar si Shef i Ekipit Antikontrabandë në Administratën Republikane të Doganës.

Gjyqtari Laban gjithashtu ka punuar në Administratën Republikane të Doganës, dega në Prishtinë në periudhën 1994 – 1999, si dhe në pozita të ndryshme në Zyrën e Doganës në Xërxë dhe në vendkalimin kufitar Qafa e Prushit.

Ai njëherit ka qenë një ndër themeluesit e OJQ-së “Asociacioni i Juristëve Serbë të Kosovës”, që ka realizuar një numër projektesh të rëndësishme duke mundësuar pjesëmarrje më të madhe të juristëve serbë në të gjitha llojet e provimeve juridike.

Gjyqtari Laban ka studiuar drejtësinë në Fakultetin Juridik në Prishtinë gjatë viteve 1992 – 1997. Në vitin 2004, ai ka kryer provimin e jurisprudencës pranë Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Serbisë. Në vitin 2016, ai ka kryer provimin për Përmbarues privat, ndërsa në vitin 2017 gjithashtu ka përfunduar provimin e jurisprudencës pranë Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari Laban është i martuar dhe i ka dy fëmijë.

Ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze, si dhe kupton gjuhën italiane.

Mandati i gjyqtarit Laban në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është nëntë vjet.