Enver Peci

Gjyqtar

Enver Peci u emërua gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 12 dhjetor 2022.

Gjyqtari Peci ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1983.

Nga viti 1987 e deri në vitin 1992, ai punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Mitrovicë, ndërsa prej vitit 1993 deri në vitin 2000 vazhdoi angazhimin si avokat.

Nga viti 2000 deri në vitin 2002, gjyqtari Peci u angazhua përsëri në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Komunale të Mitrovicës, ndërkaq pas kësaj periudhe ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, ku edhe punoi deri në vitin 2010.

Në shkurt të vitit 2010, gjyqtari Peci u emërua gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Pasi që e dorëzoi detyrën e Kryesuesit në mars të vitit 2016, gjyqtari Peci vazhdoi punën si gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës deri më 15 shtator 2017, kur edhe u dekretua kryetar i Gjykatës Supreme me mandat shtatë (7) vjeçar.

Krahas angazhimit profesional si gjyqtar i gjykatave të të gjitha niveleve, që nga viti 2004, gjyqtari Peci ka shërbyer dhe vazhdon të jetë trajner i kualifikuar në Institutin Gjyqësor të Kosovës.

Mandati i gjyqtarit Peci në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës është nëntë (9) vjet.

Gjyqtari Peci është i martuar dhe ka 2 fëmijë.