Gjyqtari Jeton Bytyqi në konferencën rajonale mbi të drejtat e njeriut dhe mjedisin në Evropën Juglindore

19.10.2024

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Jeton Bytyqi, qëndroi për vizitë dyditore në Budva të Malit të Zi, më 17 dhe 18 tetor 2024, me ftesën për të marrë pjesë në Konferencën Rajonale për të Drejtat e Njeriut dhe Mjedisin, organizuar nga Këshilli i Evropës në kuadër të Projektit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjedisin e Qëndrueshëm në Evropën Juglindore.

Konferenca mundësoi shkëmbimin e diskutimeve profesionale ndërmjet anëtarëve të gjyqësorit, prokurorive, shoqërisë civile dhe profesionistëve ligjorë nga shtetet e Evropës juglindore përkitazi me legjislacionin dhe praktikat gjyqësore të vendeve të ndryshme evropiane në lidhje me të drejtat e njeriut dhe mjedisin.

Ndër të tjera, temë diskutimi në konferencë ishte edhe rritja e ndërgjegjësimit për ndërlidhjen thelbësore të të drejtave të njeriut dhe çështjes së mbrojtjes së mjedisit, duke identifikuar njëherësh sfidat dhe praktikat më të mira në këtë fushë.