Gjyqtaret e Gjykatës Kushtetuese në konferencë ndërkombëtare në Letoni

16.09.2022

Gjyqtaret e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Selvete Gërxhaliu – Krasniqi dhe znj. Remzie Istrefi – Peci, qëndruan për vizitë pune dyditore në Riga të Letonisë, më 15 dhe 16 shtator 2022.

Ato u ftuan nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Letonisë për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë: “Qëndrueshmëria si një vlerë kushtetuese: Sfidat e së ardhmes”, organizuar në shënim të 30-vjetorit të themelimit të kësaj gjykate dhe 100-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Letonisë.

Gjatë qëndrimit në Riga, gjyqtaret Gërxhaliu – Krasniqi dhe Istrefi – Peci zhvilluan takim të përbashkët me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Letonisë, z. Aldis Laviņš, si dhe me homologë të tjerë nga gjykatat kushtetuese evropiane pjesëmarrës në konferencë.