Njësia Ligjore është përgjegjëse për ofrimin e mbështetjes profesionale për gjyqtarët e Gjykatës, gjatë procesit të shqyrtimit të lëndëve.
Kjo njësi kryesohet nga Këshilltari i parë juridik, i cili së bashku me dy zëvendës të tij (të zgjedhur nga Kryetari i Gjykatës), mbikëqyrin punën e këshilltarëve të vjetër dhe të këshilltarëve të rinj juridikë.
Puna e këshilltarëve juridikë konsiston në hartimin e drafteve të vendimeve, të raporteve, të mendimeve mospajtuese dhe konkurruese, si dhe të materialeve të tjera ligjore të prodhuara nga Gjykata.
Këshilltarët juridikë emërohen me shumicën e thjeshtë të votave të gjyqtarëve të pranishëm dhe që votojnë. Shkarkimi apo suspendimi i këshilltarit juridik bëhet me vendimin e shumicës së gjyqtarëve të pranishëm dhe që votojnë.