Administrata
Gjykata Kushtetuese ka Sekretarinë e vet e cila kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese. Sekretaria kryen punët administrative dhe ka për detyrë të mbështesë punën e Gjykatës Kushtetuese.
Sekretaria e Gjykatës përbëhet nga:
- Sekretari i Përgjithshëm dhe Zëvendës-Sekretari i Përgjithshëm
- Departamenti i Përkrahjes Profesionale
- Departamentit i Administratës dhe Burimeve Njerëzore
- Departamenti për Regjistrimin e Lëndëve, Statistikë dhe Arkiv
- Departamenti i Buxhetit dhe Financave
- Njësia e Prokurimit
- Zyra për Komunikim dhe Informim
- Njësia e TIK-ut dhe Multimedia
- Personeli Mbështetës