Gjykata Kushtetuese shënoi 9-vjetorin e themelimit me ceremoni solemne

26.10.2018

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës kremtoi Vitin e 9-të Gjyqësor me një ceremoni solemne që u mbajt në Hotel “Emerald”, në Prishtinë, të enjten, më 25 tetor 2018.

Hapja e ceremonisë u bë me një fjalim rasti nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, në praninë e personaliteteve më të larta shtetërore e ndërkombëtare në Kosovë, si dhe të delegacioneve të nivelit më të lartë nga Komisioni i Venecias, nga gjykatat kushtetuese të vendeve të rajonit dhe të vendeve të tjera evropiane.

Me fjalim rasti, pjesëmarrësve në ceremoninë solemne iu drejtuan edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, si dhe kryetari i Komisionit Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit (Komisioni i Venecias), Gianni Buquicchio.

Fjalimin e plotë të kryetares Rama-Hajrizi në ceremoninë e Vitit të 9-të Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese mund ta lexoni duke klikuar në vegëzën e paraqitur më poshtë:

Fjalimi i Kryetares Arta Rama-Hajrizi në Vitin e 9-të Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese