Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës kremtoi jubileun e Vitit të 10-të Gjyqësor me një ceremoni solemne që u mbajt në Hotel “Emerald”, në Prishtinë, të mërkurën, më 23 tetor 2019.
Hapja e ceremonisë jubilare u bë me një fjalim rasti nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, në të cilën pjesëmarrës ishin personalitetet më të larta shtetërore e ndërkombëtare në vend, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë nga gjykatat kushtetuese të vendeve të rajonit dhe të vendeve të tjera evropiane.
Me fjalim rasti, pjesëmarrësve në ceremoninë solemne iu drejtuan edhe juristja me nam ndërkombëtar dhe njëherësh përfaqësuesja e Republikës së Irlandës në Komisionin e Venecias, znj. Grainne McMorrow, si dhe ish-gjyqtarja ndërkombëtare e Gjykatës Kushtetuese, Prof. dr. Snezhana Botusharova. Fjalimin e plotë të kryetares Rama-Hajrizi, mbajtur në ceremoninë e Vitit të 10-të Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese, mund ta lexoni duke klikuar në vegëzën e paraqitur më poshtë:
Fjalimi i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në 10-vjetorin e themelimit të Gjykatës