Resolution

Constitutional review of Judgment AC-I-16-0101-A22, of the Special Chamber of the Supreme Court of Kosovo, of 4 February 2020

Case No. KI 94/20

Applicant: Shefqet Fetahu and others

Download:

KI94/20, Parashtrues të kërkesës: Shefqet Fetahu dhe të tjerët, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, AC-I-16-0101-A22, i 4 shkurtit 2020

KI94/20, Aktvendim i miratuar më 20 maj 2021, publikuar më 22 qershor 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, barazia para ligjit, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, kërkesë e papranueshme

Në rrethanat e rastit konkret, parashtruesit e kërkesës u ankuan në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për shkak të mos përfshirjes së tyre në listën e punëtorëve me të drejta legjitime për marrjen e një pjese nga të ardhurat e privatizimit të NSH-së “17 nëntori” në Ferizaj.

Kolegji i Specializuar dhe Kolegji i Apelit i DHPGJS-së me Aktgjykim në raport me të gjithë parashtruesit e kërkesës kishte vendosur që ankesat e tyre të refuzohen të pabazuara ata nuk kanë plotësuar kushtin e parashikuar me nenin 10.4 të Rregullores së UNMIK-ut 2003/13, për njohje të së drejtës për përfshirje në listën përfundimtare me të drejta legjitime për të përfituar nga privatizimi i NSH-së “17 nëntori” Ferizaj.

Parashtruesit e kërkesës në Gjykatë pretenduan: (i) kërkesa të shpallet e pranueshme; (ii) të konstatojë se ka pasur shkelje të neneve 24 dhe 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNj-së përkitazi me pjesën që largon parashtruesit e kërkesës nga lista përfundimtare e AKP-së; (iii) të shpallen të pavlefshme aktgjykimet e Kolegjit të Specializuar dhe Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së përkitazi me pjesën që largon parashtruesit e kërkesës nga lista përfundimtare e AKP-së; dhe, (iv) parashtruesve të kërkesës t’u njihet e drejta për pjesëmarrje në përfitim nga 20% të privatizimit të NSH “17 nëntori”, ashtu sikurse u është njohur edhe punëtorëve të tjerë.

Gjykata vlerësoji se në rastin konkret nuk bëhet fjalë për diskriminim apo cenim të së drejtës për gjykimi të drejtë  dhe të paanshëm-sepse nga shkresat e lëndës-është evidente që parashtruesit e kërkesës nuk kanë plotësuar kushtin ligjor të parashikuar me nenin 10.4 të Rregullores së UNMIK-ut  2003/13, pra kjo është çështje e kushtit ligjor dhe jo e diskriminimit apo gjykimit të drejtë dhe të paanshëm siç pretendojnë parashtruesit e kërkesës. Gjykata po ashtu vlerësoi se pretendimi i parashtruesve të kërkesës se diskriminimi i tyre konsiston në faktin se ata janë larguar nga lista përfundimtare e AKP-së ndërsa të tjerët-në situatë të ngjashme faktike e juridike-janë përfshirë në listën në fjalë, nuk qëndron sepse nga shkresat e lëndët vërehet se ankues të ndryshëm dhe madje të etnive të ndryshme janë përfshirë ose larguar nga lista përfundimtare e AKP-së varësisht nëse e kanë plotësuar ose jo kushtin ligjor nga neni 10.4 Rregullores së UNMIK-ut  2003/13. Gjykata shpjegoi se zbatimi i kushtit ligjor nga Kolegjet e DHPGJS-së për të përcaktuar se kush përfshihet e kush përjashtohet nga lista përfundimtare e AKP-së nuk mund të ngatërrohet me diskriminim apo cenim të gjykimit të drejtë dhe të paanshëm.

Gjykata konstatoi se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, dhe duhet të shpallet e papranueshme bazuar në nenet 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit dhe me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

 

Applicant:

Shefqet Fetahu and others

Type of Referral:

KI – Individual Referral

Type of act:

Resolution

Referral is manifestly ill-founded

Type of procedure followed before other institutions :

Civil