Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Kryetarja e Gjykatës, znj. Gresa Caka – Nimani, qëndroi sot për vizitë zyrtare në Tiranë.
Vizita e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në kryeqytetin shqiptar është realizuar me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për të marrë pjesë në ceremoninë e miratimit të 25-vjetorit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në konferencën ndërkombëtare të organizuar me rastin e përvjetorit jubilar.
Kryetarja Caka – Nimani ishte njëra ndër folëset kryesore në konferencën ndërkombëtare, në të cilën morën pjesë kryetarë e gjyqtarë të gjykatave kushtetuese evropiane, si dhe përfaqësuesit më të lartë institucional të shtetit shqiptar.