Parashtruesit e kërkesës kanë paraqitur kërkesë kundër Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) duke pohuar se OAK ka bërë shkelje të Kushtetutës me rastin e miratimit të statutit të ri, rregulloreve përcjellëse, zgjedhjes së kryetarit të ri dhe organeve të tjera duke u bazuar në ligjin e vjetër për Avokatinë, e jo në Ligjin e ri i cili ishte në fuqi në atë kohë, Sipas parashtruesve, atyre u janë shkelur të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes kur të gjitha këto veprime janë kryer me mbledhjen e Kuvendit të OAK i cili nuk i ka respektuar kërkesat e Ligjit të ri për kuorumin e duhur, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzohet kërkesa si e papranueshme me arsyetimin se parashtruesit e kërkesës nuk i kanë shteruar mjetet juridike që i kanë në dispozicion, duke përshirë këtu edhe apelimin e akteve të OAK pranë Qeverisë, përveç gjykatave më të ulëta
Xhafer Maliqi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
administrative