Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Republikës së Kosovës dhe Kryeministri i paraqitën Gjykatës kërkesa për sqarime lidhur me aktgjykimin e mëhershëm i cili e shfuqizonte zgjedhjen e Presidentit, Gjykata ju përgjigj tri pyetjeve të parashtruara nga Kryetari i Kuvendit. Së pari, Gjykata sqaroi se Aktgjykimi e kishte shfuqizuar zgjedhjen e Presidentit të mbajtur më 22 shkurt 2011, që hyri në fuqi me 30 mars 2011. Së dyti, Gjykata sqaroi se Aktgjykimi nuk kërkonte mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Së treti, Gjykata sqaroi se Kosova e ka pasur një ushtrues detyre të Presidentit që nga 30 marsi 2011, duke evituar kështu ndonjë vakuum institucional, Përveç kësaj, Gjykata ju përgjigj pyetjes së vetme të parashtruar nga Presidenti i Kosovës, duke sqaruar sërish se vendi kishte pasur ushtrues detyre të Presidentit që nga 30 marsi 2011, gjë që shmangte vakuumin institucional, Në fund, Gjykata ju përgjigj tri pyetjeve të parashtruara nga Kryeministri në emër të Qeverisë. Së pari, Gjykata e udhëzoi Kryeministrin se në Aktgjykim gjendet sqarimi lidhur me vendimet e saj se a e kërkon neni 86 i Kushtetutës kuorum prej 80 ose 120 deputetësh për votimin në raundin e parë dhe të dytë për zgjedhjen e Presidentit, kuorumi i nevojshëm për raundin e tretë të votimit dhe a llogaritet prania e një deputeti i cili abstenon nga votimi si pjesë e kuorumit. Së dyti, Gjykata sqaroi se Kosova e ka pasur një ushtrues detyre të Presidentit që nga 30 marsi 2011, duke shmangur vakuumin institucional. Së treti, Gjykata refuzoi të përgjigjej në pyetjen e Kryeministrit se a ishte e mundur të shkohet drejtpërdrejtë në raundin e tretë të votimit, kur një numër i madh i deputetëve refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhjen e Presidentit, bazuar në atë se Gjykata nuk kishte kompetencë të përgjigjej në pyetje hipotetike. Gjykata theksoi se parashtresa e Kryeministrit ishte përpiluar si Kërkesë sipas nenit 93.10 të Kushtetutës, duke theksuar se ajo nuk e trajtonte kërkesën si Kërkesë të re, sepse ajo qartazi ishte vetëm kërkesë për sqarim. Gjykata shtoi se Qeveria ka të drejtë që të parashtrojë një Kërkesë të re sipas nenit 93.10 pasi të ketë paraqitur fakte dhe rrethana të reja
Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë
KO - Kërkesë nga organet shtetërore
Urdhëra tjerë
Tjetër