Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se Gjykata Supreme e Serbisë kishte shkelur të drejtat e tij kushtetuese në vitin 2000, kur kishte konfirmuar vendimin e Gjykatës së Qarkut të Pejës të vitit 2000 që vërtetonte anulimin nga Gjykata Komunale e Gjakovës më 1998 të kontratës për tokën që ja kishte falur atij nëna e tij. Zyra e Kadastrës në Gjakovë në vitin 2009 e anuloi regjistrimin e pronës për shkak të mashtrimit, dhe ankesa e Parashtruesit në Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) ende ishte në pritje të zgjidhjes. Kërkesa nuk pretendonte ndonjë shkelje specifike të ndonjë të drejte kushtetuese; Gjykata e specifikoi vet nenin 46.
Së pari, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese pasi që nuk ishin shterur të gjitha mjetet juridike, duke pasur parasysh se ankesa drejtuar AKK-së akoma nuk ishte zgjidhur, duke cituar rastin Selmouni kundër Francës për të sugjeruar se rregulla për shterjen e mjeteve juridike supozon se sistemi ligjor i Kosovës do të përcaktojë mjete juridike efektive lidhur me shkeljet e të drejtave kushtetuese. Së dyti, Gjykata vendosi se edhe po të ishin shterur të gjitha mjetet juridike, Kërkesa do të ishte e papranueshme pasi që shkelja e pretenduar kishte ndodhur para zbatimit të Kushtetutës dhe se veprimet e sfiduara nuk ishin veprime të ndonjë institucioni të Republikës së Kosovës, duke cituar rastin Blečić kundër Kroacisë
Shejh Ali Shehu
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile