Vlerësimi i kushtetutshmërisë se Aktgjykimit te Gjykatës se Qarkut ne Prishtine, P.nr. 529/06, të 15 marsit 2007, Aktgjykimit të Gjykatës Supreme te Kosovës, pp. nr. 200/07, te 5 korrikut 2007, dhe Aktgjykimit te Gjykatës se Qarkut ne Prishtine, P.nr. 465/07, te 12 dhjetorit 2008.
Nr. të lëndës KI 113/10
Parashtruesit: Ilmi Rakovica
Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se janë shkelur të drejtat e tij sipas nenit 23 të Kushtetutës me aktgjykimet e Gjykatës Supreme të cilat e rritën dënimin e caktuar nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës për vrasje të rëndë të një polici, dhe të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës e cila e dënoi për tentim vrasje të rëndë të një polici tjetër, sepse ai ishte i pafajshëm për këto vepra, Parashtruesi po ashtu u ankua se ishte keqtrajtuar fizikisht nga policia gjatë kontrollimit të banesës së tij, Ai pretendoi se nuk u ankua kundër dënimit të Gjykatës së Qarkut për tentimvrasje të rëndë sepse frikësohej se Gjykata Supreme mund t’ia rriste prapë dënimin.
Gjykata supozoi se Parashtruesi ankohej sepse nuk i ishte mundësuar gjykim i drejtë dhe i paanshëm sipas nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës Evropian për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, Ajo vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme pasi që ajo nuk ishte parashtruar brenda afatit kohor prej 4 muajve në përputhje me nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Gjykata po ashtu vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme edhe sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese sepse Parashtruesi nuk i kishte shterur të gjitha mjetet juridike, që tregohej me faktin se ai nuk kishte parashtruar ankesë kundër dënimit të tij nga Gjykata e Qarkut për vrasje të rëndë. Gjykata po ashtu theksoi se parashikimi i Parashtruesit për perspektivën e zgjidhjes se ankesës nuk mjafton për ta liruar atë nga rregulli për shterjen e mjeteve juridike, duke cituar rastin Whiteside kundër Mbretërisë së Bashkuar. Ajo po ashtu theksoi arsyen e rregullit për shterjen e mjeteve juridike, i cili bazohet në supozimin se sistemi ligjor i Kosovës ofron mjete juridike efikase për shkeljet kushtetuese, duke cituar rastet Selmouni kundër Francës, Azinas kundër Qipros, Universiteti AAB-RIINVEST SHPK kundër Qeverisë së Kosovës, dhe Mimoza Kusari Lila kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Ilmi Rakovica
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Penale