Parashtruesi, Z. Baki Musa, ka parashtruar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar aktvendimin e Gjykatës Supreme Pzd. nr. 135/2010, i datës 21 janar, si të marrë me shkelje të të drejtave të tij të garantuara me nenin 24 [Barazia para ligjit] dhe nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës, sepse “[…] Gjykata Komunale dhe Gjykata e Qarkut kanë nxjerrë aktgjykime me mangësi procedurale, derisa ankesa e prokurorit publik nuk i është komunikuar atij.” , Në lidhje me çështjen e pranueshmërisë së Kërkesës, Gjykata theksoi që Kërkesa është e papranueshme, seose Parashtruesi nuk kishte arritur të dorëzojë prova që procedurat përkatëse kishin qenë në çfarëdo mënyre të padrejta apo të njollosura me arbitraritet. Kështu, Gjykata vërejti që Kërkesa ishte qartazi e pabazuar, në bazë të Rregullit 36 (1.c) të Rregullores së Punës.
Baki Musa
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale