Aktvendim

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimeve 01 nr. 06/837, të datës 16 prill 2009, dhe Npi-01/132, të datës 30 prill 2009, të Kuvendit Komunal të Shtimes

Nr. të lëndës KI 98/10

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesi ka parashtruar Kërkesë në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke kontestuar vendimet e Kuvendit Komunal të Shtimes, atë 01 nr.06/837 të 16 prillit 2009, si dhe Npi-01/132 të datës 30 prill 2009, si të marra me shkelje të nenit 36 [E drejta e privatësisë] të Kushtetutës, si dhe nenit 8.1 [E drejta për respektim të jetës private dhe familjare] dhe nenit 14 [Ndalimi i diskriminimit] të KEDNJ-së, sepse Komuna e Shtimes i kishte anuluar të drejtën Znj. Ristiq që të shfrytëzonte banesën, si dhe i kishte dhënë shfrytëzimit një uzurpatori të paligjshëm.
Në lidhje me çështjen e pranueshmërisë së Kërkesës, Gjykata gjeti që Kërkesa ishte e papranueshme, pasi që çështja nuk ishte parashtruar në Gjykatë në mënyrën e ligjshme, nga pala e autorizuar, sipas nenit 113.1 të Kushtetutës.

Parashtruesit:

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile