Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Komunale në Prizren P. nr. 208/09 të 15 qershorit 2011.

Nr. të lëndës KI 40/12

Parashtruesit: Pjetër Oroshi

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur parashtresën në pajtim me neni 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kërkuar nga Gjykata vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktvendimit të Gjykatës Komunale në Prizren P, nr, 208/09 i 15 qershorit 2011, Objekti i çështjes, kontesti juridiko pronësor, është rrjedhojë e kërkesës për konfirmimin e pronësisë mbi patundshmërinë e kontestuar ndërmjet parashtruesit së kërkesës dhe personave të tretë, Parashtruesi i kërkesës ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës për ndarjen e rastit i cili po zhvillohet në lidhje me dy padi konfesore, paraqet shkelje të ligjit, sepse ligji nuk toleron që për paditë konfesore të vendoset ndaras, Nga sa u tha më lart, parashtruesi i kërkesës ka konsideruar se aktvendimi në procesverbalin, të cilin e ka nxjerr gjyqtari gjykues, është diskriminues, sepse e ka bllokuar rrjedhën e procesit, kundër të cilit nuk mund të parashtrohet mjeti juridik, Parashtruesi i kërkesës ka konsideruar se janë bërë shkeljet e nenit 31, (E drejta për gjykim të drejt dhe të paanshëm) i Kushtetutës si dhe nenit 6 i KEDNJ (E drejta për një proces të rregullt), Duke vendosur në lidhje më kërkesën e parashtruesit Pjeter Oroshi, Gjykata Kushtetuese, pas shqyrtimit të procesit, ka konfirmuar se individët mund të iniciojnë procedurë, nëse të drejtat dhe liritë e tyre, të garantuara me Kushtetutë, janë shkelur nga një organ publik, por vetëm pasi të jenë shterur të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj

Parashtruesit:

Pjetër Oroshi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile