Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. I. nr. 200/2010, të 10 janarit 2012.

Nr. të lëndës KI 28/12

Parashtruesit: Fehmi Ymeri

Shkarko:

Kërkesa bazohet në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenin 22 të Ligjit dhe rregullin 56 (2) të Rregullores së punës, Parashtruesi, ndër të tjera, pohoi se e drejta e tij në punë dhe ushtrim të profesionit ishte cenuar, Gjykata, ndër të tjera, theksoi se çështjet e fakteve dhe të ligjit janë kuadër të juridiksionit të gjykatave të rregullta dhe se nuk mund të veproj si gjykatë apeli apo gjykatë e shkallës së katërt, Gjykata, më tutje arsyetoi se parashtruesi nuk kishte paraqitur asnjë provë për shkeljet e supozuara të të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës, dhe rregullave 36 (1) c) e 56 (2) të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit të papranueshme

Parashtruesit:

Fehmi Ymeri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile