Parashtruesja e kërkesës ka theksuar se me vendimin e kontestuar asaj i janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë të parapara me nenet 23 (Dinjiteti Njerëzor), 24 (Barazia para Ligjit), 31 (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm) dhe 49 (E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit)
Parashtruesja e kërkesës, gjithashtu, ka theksuar se Gjykata Supreme e Kosovës duke refuzuar revizionin e paditëses me Aktgjykimin i Rev. nr. 5/2008, të 9 korrikut 2o10, ia ka pamundësuar realizimin e të drejtës së saj për kompensimin e pagave të papaguara për kohën që ajo në mënyrë të kundërligjshme ishte e larguar nga puna, prandaj kërkon nga Gjykata Kushtetuese që t’ia njohë këtë të drejtë.
Gjykata konstaton se parashtruesja nuk e ka përmbushur kushtin e pranueshmërisë së kërkesës, për shkak se nuk e ka parashtruar kërkesën brenda afatit prej 4 (katër) muajsh .
Jalldyze Kastrati
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Civile