Aktvendim

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Pkl.nr.125/2012, i datës 30 nëntor 2012

Nr. të lëndës KI 10/13

Përmbledhje

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pohuar se ështëcenuar e drejta e tij kushtetuese për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e garantuar me nenin 31 tëKushtetutës, Parashtruesi, më tutje, kërkon nga Gjykayta Kushtetuese, edhe pse jo shprehimisht, që të vendosë masën e përkohshme në rastin e tij, duke bërëndalimin e ekzekutimit të aktgjykimit të gjykatës së shkallës sëparë në Prishtinë, identifikuar në shkresa, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtrueses ishte e papranueshme bazuar në rregullin 56,2 të Rregullores së punës për shkak se Gjykata nuk mund të veprojë si gjykatë e shkallës së katërt, kur shqyrton vendimet e nxjerra nga gjykatat e rregullta, Është roli i gjykatave të rregullta që të interpretojnë dhe të zbatojnë rregullat përkatëse të së drejtës procedurale dhe materiale, Më tej, duke marrë parasysh që kërkesa është shpallur e papranueshme, Gjykata vendosi ta refuzojë kërkesën për masë të përkohshme, pasiqë parashtruesi thjesht kërkon nga Gjykata qëtë vendosë masën e përkohshme, pa ofruar ndonjë argument apo dokumente relevante shtesë që mbështesin kërkesën e tij

Parashtruesit:

Enver Zeneli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale