Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim kushtetues i Vendimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 538/2008, të datës 28 qershor 2011

Nr. të lëndës KI 164/11

Parashtruesit: Jetullah Mustafa

Parashtruesi kërkon përmbarimin e Vendimit Ac, nr, 89/98 të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, të 9 shkurtit 1998, në të cilin KUR-i ishte urdhëruar të rikthejë parashtruesin në vendin e tij të punës, ose në një vend të ngjashëm pune, Për më tepër, parashtruesi pretendon se, në Aktgjykimin e vet të 22 janarit 2003, Gjykata Komunale në Prishtinë nuk ka përmendur: Prej cilës datë ka filluar të llogaritet periudha kohore e përcaktuar nga Statuti i Parashkrimit, Si ka vendosur Gjykata shumën e kompensimit, e cila do t’i takonte parashtruesit, Parashtruesi përfundimisht vë në pah se procedurat gjyqësore ishin të stërzgjatura dhe të padrejta dhe se, në mënyrë specifike, vendimi i Gjykatës Supreme, i 20 shtatorit 2011, ishte i njëanshëm dhe nuk ishte gjykuar si duhet, Gjykata Kushtetuese konkludon se parashtruesi nuk i ka shteruar të gjitha mjetet ligjore në dispozicion sipas ligjit të zbatueshëm

Parashtruesit:

Jetullah Mustafa

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile