Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i Vendimit të Gjykatës Supreme nr. AP 306/2011, të 6 prillit 2011

Nr. të lëndës KI 88/11

Parashtruesit: Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës

Kërkesa bazohet në nenin 113,7 të Kushtetutës; nenin 46, 47, 48 dhe 49, të Ligjit nr,03/L-121 të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës (në tekstin vijues:Ligji) dhe rregullin 56 (2) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin vijues:Rregullorja e punës), Më 20 dhjetor 2011, paraqitësi i kërkesës i ka paraqitur kërkesë Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës, më 17 janar 2011 e ka emëruar gjyqtarin Robert Carolan si gjyqtar raportues dhe Kolegjin për shqyrtim në përbërje të gjyqtarëve: Altay Suroy (Kryesues), Gjyljeta Mushkolaj dhe Iliriana Islami, Më 16 shkurt 2012 Gjykata, nga ana e përfaqësuesit të paraqitësit të kërkesës, ka pranuar dokumente shtesë lidhur me kërkesën, Kryetari i Gjykatës, më 13 korrik 2012, e ka emëruar Kolegjin për shqyrtim në përbërje të gjyqtarëve: Snezhana Botusharova (kryesuese), Enver Hasani dhe Ivan Çukaloviq, Më 19 nëntor 2009 Gjykata e Qarkut në Mitrovicë ka marrë aktvendim K,nr,134/2008 dhe e ka shpallur paraqitësin e kërkesës fajtor për këto vepra penale: (a) shkaktim i urrejtjes nacionale, racore fetare apo etnike, konfliktit, mos tolerancës në kundërshtim me nenin 115-3 lidhur me paragrafin 1, të Ligjit Penal të Kosovës (LPK), (b) përpjekja e vrasjes së rëndë në kundërshtim me nenin 146 dhe 147, lidhur me nenin 20 të LPK,Si rezultat i kësaj, paraqitësi i kërkesës është dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, duke filluar nga 14 qershori 2008, Paraqitësi i kërkesës thekson shkeljen e nenit 24 [Barazia para Ligjit] dhe të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës,Në këtë vështrim paraqitësi i kërkesës thekson se aktgjykimi i Gjykatës Supreme duhet të anulohet, Paraqitësi i kërkesës thekson se për shkak se Gjykata Supreme ka marrë atë që duket si aktgjykim i ndryshëm me rastin ku ai thekson se është i ngjashëm me rastin e tij, se atij i është mohuar e drejta për trajtim të barabartë në pajtim me nenin 24, të Kushtetutës dhe nenin 7, të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut,Ai po ashtu thekson se i është mohuar për gjykim të drejtë në pajtim me nenin 31 (1) dhe (2) të Kushtetutës, nenin 6 (1) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenin 10 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Gjykata vëren se paraqitësi i kërkesës nuk ka arritur të provojë se rasti i tij është identik nga pikëpamja e fakteve apo pikëpamja juridike me ndonjë rast tjetër në Gjykatën Supreme ku del se Gjykata Supreme ka marrë konkluzion tjetër juridik të të njëjtit ligj procedural është zbatuar në rastin e tij,Për ta dëshmuar shkeljen kushtetuese paraqitësi i kërkesës duhet të provojë më shumë nga kjo se një Gjykatë e rregullt ka marrë dy apo më shumë konkluzione juridike apo faktike kontradiktore,Paraqitësi i kërkesës nuk ka arritur që të dëshmojë se nuk ka pasur gjykim të drejtë, Në këtë kërkesë paraqitësi i kërkesës, thjesht ka theksuar se Gjykata Supreme e Kosovës ka qenë në kundërshtim në interpretimin e saj juridik të ligjit të procedurës penale,Pohimet e këtilla, pa më shumë prova, këtë kërkesë e bëjnë qartazi të pabazuar, Gjykata Supreme, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 48 dhe 56, të Ligjit dhe të rregullit 36, të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese, në seancën e vet të mbajtur më 13 korrik 2012, njëzëri vendosi që kërkesën ta shpallë të papranueshme

Parashtruesit:

Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative