Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë te Vendimit te Kuvendit te Republikës se Kosovës, nr. 03V-115, te 4 qershorit 2009

Nr. të lëndës KI 34/09

Përmbledhje

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se janë shkelur të drejtat e tij sipas neneve 31 dhe 45 të Kushtetutës me refuzimin nga ana e Kuvendit të aplikimit të tij për pozitën e Avokatit të Popullit, duke kërkuar masën e përkohshme. Parashtruesi e kishte filluar një procedurë administrative në Gjykatën Supreme më 2009, e cila vazhdonte të ishte e pazgjidhur edhe në kohën kur ishte parashtruar Kërkesa, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e parakohshme dhe e papranueshme sipas nenit 113.7 dhe nenit 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese për shkak se rasti i Parashtruesit në Gjykatën Supreme ende nuk kishte përfunduar, duke treguar kështu se nuk ishte plotësuar parakushti për shterjen e të gjitha mjeteve juridike. Gjykata po ashtu vendosi se Parashtruesi kishte dështuar që të ofrojë prova prima facie se ishte shkelur e drejta e tij për gjykim të drejtë dhe publik, sipas nenit 31 dhe nenit 6.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke cituar rastin Vanek kundër Republikës së Sllovakisë. Në fund, Gjykata e refuzoi kërkesën për masë të përkohshme pasi kishte konstatuar se Parashtruesi nuk kishte mundur të ofrojë prova prima facie se në të kundërtën ai do të ballafaqohej me ndonjë rrezik ose ndonjë dëm të pariparueshëm

Parashtruesit:

Imer Ibriqaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative