Urdhëra tjerë

Vlerësim i kushtetutshmërisë te Vendimit te Gjykatës Supreme te Kosovës, Nr. 2407/2006, te 30 shtatorit 2009

Nr. të lëndës KI 55/09

Parashtruesit: N.T.SH. Meteorit

Gjyqtarët Almiro Rodrigues dhe Gjyljeta Mushkolaj nuk u pajtuan me vendimin e Gjykatës për ketë çështje tatimore, i cili konfirmonte vendimin e Gjykatës Supreme për të hedhur poshtë pretendimin e Parashtruesit se atij nuk i ishte siguruar gjykim i drejtë. Së pari, mendimi mospajtues konstatoi se vendimi i Gjykatës Supreme kishte qenë i padrejtë sepse gjykata kishte dështuar të nxjerr një vendim të arsyetuar mirë me shkrim. Mendimi mospajtues theksoi se Parashtruesi ishte ankuar në Gjykatën Supreme se vendimi i dytë i BPSH-së nuk kishte respektuar udhëzimet e Gjykatës Supreme. Mendimi mospajtues pohoi se vendimi i BPSH-së ishte në formë të konkluzionit dhe formulës, dhe i mungonte analiza faktike dhe ligjore dhe nuk ofronte ndonjë qëndrim të arsyetuar mirë lidhur em pretendimin e Parashtruesit. Së dyti, mendimi mospajtues theksonte se BPSH, sikurse gjykatat, duhet të ofrojë gjykim të drejtë. Mendimi mospajtues konstatoi se e drejta për gjykim të drejtë përfshinë të drejtën themelore në mbrojtje gjyqësore, duke përfshirë edhe të drejtat për të paraqitur argumente dhe prova, një vendim të arsyetuar të gjykatës dhe respektimin e parimit të barazisë së armëve. Mendimi mospajtues e pranoi se vendimi i arsyetuar nuk kërkonte përgjigje të detajuar për secilën çësthje që sfidohej, ndonëse përgjigja ndaj argumentit bazë ishte e domosdoshme, duke cituar rastin Hiro Balani kundër Spanjës. Mendimi mospajtues argumentoi se as BPSH e as Gjykata Supreme nuk i kanë zgjidhur me një vendim të arsyetuar argumentet bazë të Parashtruesit, duke e lënë Parashtruesin të supozojë nëse ndonjë prej çështjeve është hequr me qëllim ose jo. Shkurt, mendimi mospajtues argumentoi se vendimet e BPSH-së dhe Gjykatës Supreme kanë qenë të mangëta për tri arsye: ato nuk i kishin harmonizuar argumentet dhe provat e paraqitura nga Parashtruesi; ato e shkelnin parimin e barazisë së armëve dhe mbarëvajtjen e një procedur të tipit akuzator; dhe ato nuk ishin arsyetuar mjaft. Rrjedhimisht, mendimi mospajtues konstatoi se kishte pasur shkelje të nenit 31 dhe nenit 6 të KEDNJ-së dhe se Gjykata është dashur ta shpallë të pavlefshëm vendimin e Gjykatës Supreme dhe t’ia kthejë rastin Gjykatës Supreme për rishqyrtim

Parashtruesit:

N.T.SH. Meteorit

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Urdhëra tjerë

Mosshkelje e të drejtave kushtetuese

Mendim mospajtues

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative