Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë te Vendimit te Gjykatës Komunale te Pejës, C. nr. 644/06, te 1 korrikut 2008.

Nr. të lëndës KI 87/10

Parashtruesit: Shpresa Loxha-Pllana

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke u ankuar për moszbatimin e ligjit, pa specifikuar se për cilin ligj bëhej fjalë, dhe/ose veprimet e cilës gjykatë kontestoheshin, duke kërkuar kështu kthimin e tokës që ishte nacionalizuar përpara. Gjykata Komunale e Pejës kishte nxjerr vendimin përfundimtar në lidhje me ketë rast më 1 korrik 2008 ndërsa Parashtruesi e kishte paraqitur Kërkesën më 20 shtator 2010, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas nenit 113.7 dhe nenit 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese pasi që Parashtruesi nuk e kishte parashtruar atë brenda afatit të detyrueshëm ligjor prej katër muajsh

Parashtruesit:

Shpresa Loxha-Pllana

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile