Parashtruesja e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pohuar se i ishte shkelur e drejta e saj për mjete juridike sipas nenit 32 të Kushtetutës me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për ndërprerjen e marrëdhënies së punës si prokurore, pa e njoftuar se për cilat arsye është pushuar nga ushtrimi i profesionit të prokurorit, ose pa mundësi për ankesë, duke argumentuar më tutje se ajo kishte të drejtë të vazhdonte punën deri në fund të mandatit të saj trevjeçar. Parashtruesja argumentoi se pushimi i ushtrimit te profesionit të prokurorit ishte dashur të trajtohej në përputhje me procedurat për gjyqtarët sipas nenit 104 të Kushtetutës, Gjykata vendosi se Parashtruesja nuk i kishte shterur të gjitha mjetet juridike para se të parashtronte Kërkesën, e cila për ketë arsye ishte e papranueshme sipas nenit 113.7 sepse Parashtruesja nuk ishte ankuar kundër njoftimit të KGJK-së brenda afatit prej 15 ditësh të përcaktuar me Urdhëresën Administrative nr. 2008/02. Gjykata theksoi se arsyeja e rregullit për shterjen e mjeteve juridike përfshinte supozimin se sistemi ligjor i Kosovës ofron mjete juridike për shkeljet kushtetuese, duke cituar rastet Universiteti AAB-RIINVEST SHPK kundër Qeverisë së Kosovës dhe Selmouni kundër Francës.
Vahide Badivuku
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
administrative