Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë te Aktvendimit te Gjykatës Supreme te Kosovës Rev. Nr. 82/2002, të 21 gushtit 2002.

Nr. të lëndës KI 58/11

Përmbledhje

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se në vitin 2002 Gjykata Supreme e Kosovës kishte shkelur të drejtën e tij për punësim, kur ajo kishte konfirmuar vendimet e gjykatave të shkallës më të ulët për hedhjen poshtë të ankesës së tij, për shkak të mosrespektimit të afatit kohor. Ankesa ishte kundër Komunës së Jashnicës e cila në vitin 2000 nuk e kishte punësuar atë në pozitën e asistentit në Zyrën Komunale në fshatin Jashnicë, por e kishte punësuar një kandidat më pak të kualifikuar, përkundër vendimit të vitit 1999 për rikthimin e tij në pozitën e mëparshme si korrigjim për shkak të përjashtimit të tij të mëhershëm nga autoritetet serbe, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme për shkak të mospërputhjes ratione temporis me Kushtetutën sipas Rregullës 36.3(h) të Rregullores së Punës pasi që këto ngjarje kishin ndodhur para hyrjes në fuqi të Kushtetutës

Parashtruesit:

Syle Shlivova

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile