Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se në vitin 2002 Gjykata Supreme e Kosovës kishte shkelur të drejtën e tij për punësim, kur ajo kishte konfirmuar vendimet e gjykatave të shkallës më të ulët për hedhjen poshtë të ankesës së tij, për shkak të mosrespektimit të afatit kohor. Ankesa ishte kundër Komunës së Jashnicës e cila në vitin 2000 nuk e kishte punësuar atë në pozitën e asistentit në Zyrën Komunale në fshatin Jashnicë, por e kishte punësuar një kandidat më pak të kualifikuar, përkundër vendimit të vitit 1999 për rikthimin e tij në pozitën e mëparshme si korrigjim për shkak të përjashtimit të tij të mëhershëm nga autoritetet serbe, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme për shkak të mospërputhjes ratione temporis me Kushtetutën sipas Rregullës 36.3(h) të Rregullores së Punës pasi që këto ngjarje kishin ndodhur para hyrjes në fuqi të Kushtetutës
Syle Shlivova
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës
Civile