Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë te Aktgjykimit te Gjykatës Supreme te Kosovës, Pkl. nr. 43/2010, i datës 4 qershor 2010

Nr. të lëndës KI 55/10

Parashtruesit: Hamide Osaj

Shkarko:

Parashtruesja, e cila ishte akuzuar për ushtrimin e paligjshëm të veprimtarisë mjekësore, e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se janë shkelur të drejtat e saj sipas neneve 24, 31 dhe 32 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut sepse të drejtat e saj për mjete juridike ishin më të kufizuara se ato të dy të pandehurve të tjerë në ketë rast, pasi që ata ishin të akuzuar për vepra shumë më të rënda, dhe argumentonte se ky ishte trajtim i pabarabartë dhe i padrejtë, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e parakohshme dhe e papranueshme, sipas nenit 113.7, sepse ajo nuk i kishte shteruar të gjitha mjetet juridike, siç e dëshmon mungesa e aktgjykimit përfundimtar nga gjykata. Gjykata theksoi se rregulla për shterjen e mjeteve juridike supozon se sistemi ligjor i Kosovës do të parandalojë, ose do të sigurojë mjete juridike efektive për shkeljet kushtetuese, duke cituar rastet Selmouni kundër Francës, Azinas kundër Qipros, Universiteti AAB-RIINVEST SHPK, kundër Qeverisë së Kosovës dhe Mimoza Kusari-Lila kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Parashtruesit:

Hamide Osaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale