Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë te aktgjykimit te Gjykatës Supreme te Kosovës A. nr. 771/2010, të datës 27 tetor 2010

Nr. të lëndës KI 124/10

Parashtruesit: Shkurte Krasniqi

Parashtruesja e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se i janë shkelur të drejtat e saj kushtetuese sipas nenit 51.2 me aktgjykimin e Gjykatës Supreme i cili vërtetonte refuzimin nga Departamenti i Administratës Pensionale të kërkesës për vazhdimin e pensionit të saj invalidor. Parashtruesja argumentojë se konstatimet mjekësore të bëra nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) pas vendimit të Gjykatës Supreme e mbështetnin kërkesën e saj për vazhdimin e pensionit, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme për shkak të rolit të kufizuar të saj në zgjidhjen e pretendimeve të shkeljeve kushtetuese, dhe se ajo përndryshe nuk mund të përmbys konstatimet ligjore dhe faktike të Gjykatës Supreme, duke cituar rastin Avdyli dhe Garcia Ruiz kundër Spanjës. Gjykata po ashtu konstatoi se Parashtruesja nuk kishte paraqitur dëshmi prima facie për shkeljen kushtetuese, duke theksuar se ekzaminimi i dokumenteve nga ana e saj nuk solli deri te konstatimi se Gjykata Supreme kishte qenë e padrejtë ose arbitrare, duke cituar rastet Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar dhe Shub kundër Lituanisë. Gjykata po ashtu konstatoi së Parashtruesja nuk kishte demonstruar se një kërkesë e re e bazuar në raportin e fundit të QKUK-së nuk do të ishte e suksesshme, gjë që do të lironte atë nga parakushti për shterjen e të gjitha mjeteve juridike para se të parashtronte Kërkesën

Parashtruesit:

Shkurte Krasniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile