Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë te Aktgjykimit të Gjykatës Supreme te Kosovës, Rev. I. Nr. 165/2004, te 9 nëntorit 2004

Nr. të lëndës KI 101/10

Parashtruesit: Ismet Hebibi

Shkarko:

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se me vendimin e Gjykatës Supreme të vitit 2004 janë shkelur e drejta e tij e punës dhe e drejta për kompenzim, duke pretenduar se ky vendim në mënyrë arbitrare e hidhte poshtë vendimin e gjykatës më të ulët për rikthimin e tij në marrëdhënien e punës, pas ndërprerjes si dhe kompensimin e pagave në mënyrë retroaktive, Gjykata vendosi se Kërkesa nuk ishte në përputhje ratione temporis me Kushtetutën dhe ishte e papranueshme sipas nenit 113.7, nenit 56 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullës 36 të Rregullores së Punës pasi që ajo kishte të bënte me ngjarje që kishin ndodhur para hyrjes në fuqi të Kushtetutës, duke cituar rastin Jasiúnienè kundër Lituanisë

Parashtruesit:

Ismet Hebibi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile