Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se i është shkelur e drejta e tij kushtetuese për të punuar, me aktgjykimin e Gjykatës Supreme i cili e kishte mbështetur përjashtimin e tij nga puna pas një veprimi disiplinor, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sepse ajo ishte dorëzuar pothuajse njëmbëdhjetë muaj pasi Parashtruesi kishte pranuar vendimin përfundimtar të Gjykatës Supreme, që do të thotë pas skadimit të afatit katër mujor të përcaktuar në nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese
Feti (Hamez) Gashi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Civile