Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë te aktgjykimit Rev. I. nr. 482/2008 te Gjykatës Supreme te 18 dhjetorit 2008

Nr. të lëndës KI 85/10

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesja, punonjëse e gjykatës, e kishte dorëzuar Kërkesën e saj në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar me aktgjykimin e Gjykatës Supreme ishte shkelur e drejta e saj e punës sipas nenit 49 të kushtetutës, Ky aktgjykim anulonte vendimet e gjykatave më të ulëta, të cilat kishin mbështetur pretendimin se ndërprerja e marrëdhënies së saj të punës ishte i pabazë, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas nenit 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullës 36.1(b) të Rregullores së Punës sepse ajo ishte parashtruar 10 muaj pasi ishte marrë vendimi i kontestuar, që do të thotë pas skadimit të afatit kohor të obligueshëm prej 4 muajsh

Parashtruesit:

Magbule Asllani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile