Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë te aktgjykimeve te Gjykatës Supreme te Kosovës A. nr. 198/2009, te 17 korrikut 2009 dhe Mia nr. 7/2009, te 27 gushtit 2010.

Nr. të lëndës KI 105/10

Parashtruesit: Muris Alomerovic

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese nga një aktgjykim i Gjykatës Supreme, i cili kishte konfirmuar vendimet e gjykatës më të ulët dhe të një agjencie administrative të cilat kishin refuzuar aplikimin e tij për regjistrimin e tokës me arsyetimin se regjistrimi ishte përpjekur të bëhej nga një palë e paautorizuar. Parashtruesi argumentoi se aktgjykimi i Gjykatës Supreme kishte shkelur nenet 24.1 dhe 46.1 të Kushtetutës, duke cenuar të drejtën e tij në mbrojtje të barabartë dhe në pronë, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte qartazi e pabazuar dhe e papranueshme sipas Rregullës 36.1(c) sepse Parashtruesi i kërkesës nuk kishte ofruar prova te mjaftueshme dëshmi prima facie për të vërtetuar shkeljen kushtetuese, duke cituar rastin Vanek kundër Republikës Sllovake, Në bazë të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullës 54.1 të Rregullores së Punës, Gjykata e refuzoj kërkesën e parashtruesit për caktimin e masës së përkohshme, sepse Kërkesa ishte e papranueshme dhe me ketë nuk kishte rast të pazgjidhur para Gjykatës

Parashtruesit:

Muris Alomerovic

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile