Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë te akteve juridike te nxjerra nga Kryetari i Komunës se Prizrenit.

Nr. të lëndës KO 43/10

Parashtruesit: LDK-AAK-LDD, KK-Prizren

Parashtruesit, deputetët e Asamblesë Komunale të Prizrenit të tri partive politike (LDK, AAK dhe LDD), dorëzuan Kërkesën dhe tri Kërkesa të tjera plotësuese në bazë të nenit 113.7 duke pretenduar se Kryetari i Komunës së Prizrenit vazhdimisht kishte shkelur nenet 123.1 (E drejta për vetëqeverisje) dhe 124.6 (që kërkon nga komunat të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet dhe që të zbatojnë vendimet e gjykatave) të Kushtetutës, në rastet e përmendura në Kërkesa. Parashtruesit kërkuan ndëshkimin e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Kryeministrit të Kosovës për shkak se nuk kishin penguar Kryetarin e Komunës në marrjen e veprimeve arbitrare, dhe nxjerrjen e një urdhri me të cilin i kërkohej MAPL-së që të fillojë procedurën për shkarkimin e Kryetarit të Komunës, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sepse grupet e deputeteve të Asamblesë Komunale nuk ishin “palë të autorizuara” sipas kuptimit të nenit 113.1 të Kushtetutës prandaj kishte mungesë të locus standi, duke cituar rastin e GJEDNJ-së, Seksioni komunal i Antileve kundër Francës. Ajo po ashtu theksonte se Parashtruesit kanë mundësi që të parashtrojnë kërkesa për korrigjimin e shkeljeve kushtetuese që u shkaktohen atyre si individë

Parashtruesit:

LDK-AAK-LDD, KK-Prizren

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative