Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë të Vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës Nr. 353-1297, të datës 29 qershor 2010

Nr. të lëndës KI 72/10

Parashtruesit: AGEF Gmbh

Shkarko:

Parashtruesi, një OJQ, e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të neneve 113.7 dhe 116.2 të Kushtetutës, duke pretenduar se i ishin shkelur të drejtat e tij për mjete efektive juridike sipas neneve 22.3 dhe 32 të Kushtetutës dhe sipas nenit 1 të Protokollit 1.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut me anulimin nga Kuvendi Komunal i Prishtinës të një kontrate afatgjatë për shfrytëzimin e objektit, e cila pretendohej se ishte e motivuar politikisht. Parashtruesi kërkoi pezullimin e vendimit si masë e përkohshme, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e parakohshme dhe e papranueshme sipas nenit 113.7 sepse një padi e dorëzuar nga Parashtruesi në Gjykatën Komunale ende nuk ishte zgjidhur, duke pasqyruar kështu se nuk është plotësuar parakushti për shterjen e të gjitha mjeteve juridike. Gjykata theksoi se arsyeja e kushtit për shterjen e mjeteve juridike ishte supozimi se sistemi ligjor i Kosovës e parandalon apo korrigjon shkeljet kushtetuese, duke cituar rastin Selmouni kundër Francës. Ajo po ashtu theksoi se pakënaqësia e Parashtruesit me rezultatin nuk ishte bazë e mjaftueshme për të paraqitur ankesë, duke cituar rastin Whiteside kundër Mbretërisë së Bashkuar. Po ashtu, sipas nenit 116.2 të Kushtetutës, nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullës 51.1 të Rregullores së Punës, Gjykata refuzoi kërkesën për masa të përkohshme sepse Parashtruesi nuk kishte arritur të dëshmonte mundësinë për shkaktimin e dëmeve të pariparueshme apo se si këto masa do të ishin në interes publik

Parashtruesit:

AGEF Gmbh

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative