Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë të Vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, AP-KZ 181/2002, te 12 nëntorit 2002

Nr. të lëndës KI 02/10

Parashtruesit: Roland Bartetzko

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë në të cilën pohon se i janë shkelur e drejta për mjet efektiv juridik, e drejta e ankesës dhe të drejtat e njeriut të garantuara me Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Parashtruesi pretendon se është privuar nga e drejta e tij themelore për ankesë në aktgjykimin e Gjykatës për arsye se avokati i tij mbrojtës gabimisht e ka njoftuar atë që ai nuk e gëzon të drejtën për të parashtruar ankesë ndaj dënimit të shqiptuar, Sipas parashtruesit, vendimi i Gjykatës Supreme nuk përfshinte udhëzimin juridik për të drejtën e tij të ankesës dhe se Kryetari i trupit gjykues nuk i kishte ofruar udhëzime verbale për këtë çështje, Parashtruesi pretendon se për këto arsye nuk ka pasur mundësi të ushtrojë të drejtën e tij të ankesës, Në të njëjtën kohë, parashtruesi i kërkesës ka kërkuar vënien e masës së përkohshme me të cilën kërkon rikthimin e afatit ligjor të ankesës kundër aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit për masë të përkohshme me arsyetimin se ai nuk ka paraqitur asnjë provë e cila arsyeton rikthimin e afatit ligjor si masë e përkohshme, dhe se kjo do të ishte e nevojshme për të evituar rreziqe a dëme të pariparueshme, a që një masë e tillë është në interes publik

Parashtruesit:

Roland Bartetzko

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Array

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale