Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë të Vendimit Nr. 03.V-16S te 17.09.2009 të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Nr. të lëndës KI 33/10

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se emërimi nga Kuvendi i dy personave në Bordin e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit kishte shkelur kushtin për kuorum sipas nenit 80.1 të Kushtetutës. Ai po ashtu pretendonte se versionet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe të nenit 80 nuk përputheshin prandaj ishin jokushtetutshmërisht të dykuptueshme, siç ishte edhe Rregulli 31 i Rregullores së Punës së Kuvendit, duke i shfuqizuar kështu emërimet në Bord, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas nenit 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese sepse Kërkesa ishte e parashtruar më shumë se katër muaj pas shkeljes së pretenduar dhe pasi që Parashtruesi nuk ka mundur të mbështesë me fakte pretendimin se ishin shkelur të drejtat dhe liritë e tij individuale sipas Kushtetutës, duke cituar rastin Sadik Sheme Bislimi, Gjykata po ashtu vendosi se pretendimi i Parashtruesit rreth dykuptimësisë së nenit 31 ishte i papranueshëm sepse asaj i mungonte kompetenca për zgjidhjen e pretendimeve abstrakte të shkeljeve kushtetuese të ngritura si actio popularis nga individët që nuk janë prekur nga shkelja, duke cituar rastin Dudgeon kundër Mbretërisë së Bashkuar.

Parashtruesit:

Aziz Sefedini

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative