Parashtruesit, tre avokatët, e kishin dorëzuar Kërkesën në bazë neneve 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës dhe neneve 6 dhe 14 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke pohuar se dy dispozita kundërthënëse të një Udhëzimi Administrativ të UNMIK-ut ishin diskriminuese dhe shkelnin nenet 5, 23, 24 dhe 31 të Kushtetutës, sepse në disa raste palëve u kërkohej të bartnin shpenzimeve të përkthimit të dokumenteve në gjuhën angleze e në disa raste të tjera përkthimet përgatiteshin nga Dhoma e Posaçme, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte papranueshme sipas neneve 53 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenit 47.1 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullës 69 të Rregullores së Punës sepse asnjë nga Parashtruesit nuk kishte demonstruar se ishte palë e autorizuar për parashtrimin e Kërkesës duke u bazuar në shkeljen e të drejtave ose lirive të tij kushtetuese individuale. Gjykata theksoi se ankesa për shkelje kushtetuese e paraqitur si një actio popularis nga dikush që nuk ka qenë drejtpërdrejtë i prekur është e papranueshme, duke cituar rastin Ilhan v. Turkey
Teki Bokshl, Avdi Rizvanolli dhe Qaush Smajlaj
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar
Administrative