Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë të mosekzekutimit te Aktgjykimit C. nr 388/05 të Gjykatës Komunale te Gjilanit

Nr. të lëndës KI 36/09

Parashtruesit: Ruhan Berisha

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar, pa e specifikuar qartë ndonjë dispozitë të caktuar të Kushtetutës, se i janë shkelur të drejtat e tij me mosekzekutimin nga Gjykata Komunale e Gjilanit të aktgjykimit që ai e kishte fituar pas një kontesti lidhur me një kontratë. Debitori ekonomik ishte likuiduar pasi aktgjykimi ishte bërë final dhe i ekzekutueshëm, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas nenit 113.7 sepse Parashtruesi nuk i kishte shteruar mjetet juridike përmes ankimimit në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte kompetencën e duhur, duke theksuar supozimin se sistemi ligjor i Kosovës ofron mjetet juridike efektive për shkeljet kushtetuese dhe duke cituar rastin Selmouni kundër Francës, Gjykata shtoi se vetëm supozimi i palës se ankesa do të ishte e padobishme nuk është i mjaftueshëm për të arsyetuar mos parashtrimin e ankesës në autoritetin kompetent, duke cituar rastin Whiteside kundër Mbretërisë së Bashkuar. Gjykata po ashtu theksoi se Parashtruesi nuk i kishte specifikuar të drejtat dhe liritë që pretendohej se i janë shkelur e as aktet e autoritetit publik që pretendohej ishin subjekt i kontestimit, duke cituar nenin 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese

Parashtruesit:

Ruhan Berisha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile