Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë të Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Mlc. nr. 13/2010 të 9 nëntor 2011.

Nr. të lëndës KI 162/11

Parashtruesit: Behxhet Makolli

Parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar Aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Mlc, nr, 13/2010, të 9 nëntorit 2011, me të cilin është zgjidhur kontesti pronësoro-juridik, i krijuar me kërkesën për vërtetimin e pronësisë mbi paluajtshmërinë kontestuese në mes të parashtruesit të kërkesës dhe personave të tretë, Parashtruesi i kërkesës konsideron se me këtë rast i janë shkelur të drejtat kushtetuese nga neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neni 6 i Konventës për të Drejtat e Njeriut, sepse ai nuk ishte ftuar në procedurë, dhe me këtë rast i ishte mohuar e drejta për gjykim të drejtë, Në të njëjtën kohë, ai kërkoi vendosjen e masës së përkohshme, meqenëse ekzekutimi dhe largimi i pronës kontestuese (lokalit) ishte caktuar për 28 dhjetor 2011, Në të njëjtën kohë ai kërkoi shqyrtimin e kërkesës me procedurë urgjente, Parashtruesi i kërkesës konsideron se janë shkelur neni 31 (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm) dhe neni 6, (E Drejta për një Poces të Rregullt) i Protokollit 1 të KEDNJ-së, Duke vendosur në lidhje me kërkesën e parashtruesit Behxhet Makolli, pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, Gjykata Kushtetuese nuk kishte gjetur se procedurat përkatëse në gjykatat e rregullta ishin në ndonjë mënyrë të padrejta ose arbitrare, Prandaj, Gjykata konkludoi se kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse faktet e paraqitura nuk e arsyetojnë në asnjë mënyrë pretendimin për shkeljen e të drejtave kushtetuese, Në të njëjtën kohë, Gjykata e refuzoi kërkesën për masë të përkohshme, me arsyetim se i njëjti nuk kishte paraqitur asnjë provë bindëse, e cila kishte për ta justifikuar caktimin e masës së përkohshme si të nevojshme, për të shmangur një dëm të pariparueshëm, ose dëshmi që një masë e tillë është në interes publik

Parashtruesit:

Behxhet Makolli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile