Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë të Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës KRJA, nr. 6/2011 të 8 majit 2012

Nr. të lëndës KI 69/12

Parashtruesit: Lidhja e Invalidëve Civile të Luftës së

Parashtruesi i kërkesës pretendon se Aktvendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës KRJA nr, 6/2011, i 8 majit 2012 ka shkelur të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë, përkatësisht nenin 3, paragrafin 2, nenin 22 dhe nenin 24 të Kushtetutës, Parashtruesi i kërkesës pretendon se janë shkelur të drejtat e parashtruesit të kërkesës dhe të anëtarëve të familjeve të tyre të garantuara me Ligjin për mbrojtjen e Invalidëve Civilë të Luftës së Dytë Botërore, Sipas parashtruesit të kërkesës, ky Ligj vazhdon të jetë në fuqi, Në këtë drejtim, parashtruesi i kërkesës i referohet dispozitave të Rregullores së UNMIK -ut nr, 1999/24 për Ligjin në fuqi në Kosovë, i cili përcakton se “Ligji i aplikueshëm në Kosovë [,,,] do të jetë ligji në fuqi në Kosovë më 22 mars 1989,” Parashtruesi i kërkesës më tej pretendon se Ligji për Pensionet e Aftësisë së Kufizuar nuk përfshin këtë kategori të personave, të cilit janë të përfshirë në Ligjin e vitit 1976 dhe për këtë arsye “Ligji i vitit 1976 është ende në fuqi dhe si i tillë duhet të zbatohet edhe më tej,” Gjykata Kushtetuese konstatoi se kërkesa është qartazi e pabazuar për arsye se parashtruesi nuk ka dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij për shkeljen e të drejtave të garantuara me Kushtetutë

Parashtruesit:

Lidhja e Invalidëve Civile të Luftës së

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative