Vlerësim i kushtetutshmërisë të Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Ac. nr. 601/02, të 15 shtatorit 2004
Nr. të lëndës KI 132/11
Parashtruesit: Sabile Sopjani
Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesën në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë AC. nr. 601/02 të 15 shtatorit 2004, me të cilën është vërtetuar aktgjykimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë C. nr. 123/2001 të 18 shtatorit 2002, dhe është hedhur poshtë kërkesa e parashtruesit që të kthehet në vendin e përhershëm të punës në Korporatën Energjetike të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KEK) ku parashtruesi ka qenë i punësuar para shpërthimit të konfliktit luftarak në Kosovë. Parashtruesi i kërkesës konsideron se këto aktgjykime kanë shkelur të drejtën e saj për punë dhe marrëdhënie pune.
Parashtruesi i kërkesës konteston aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë Ac. nr. 601/02 të 15 shtatorit 2004. Gjykata ka ardhur në përfundim se kërkesa ka të bëjë me ndodhitë e para datës 15 qershor 2008, përkatësisht datës kur ka hyrë në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Në bazë të kësaj, kërkesa është parashtruar jashtë afatit dhe me këtë nuk është “ratione temporis” në pajtim me dispozitat e Kushtetutës dhe Ligjit. Për këtë arsye, Gjykata ka vendosur që kërkesa është e papranueshme në pajtim me Rregullin 36 (3h) të Procedurës së Punës.
Sabile Sopjani
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës
Civile