Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën e tij në bazë të neneve 113.7 dhe 116.2 të Kushtetutës, duke pretenduar se i është shkelur e drejta e tij në pronë sipas nenit 46 të Kushtetutës dhe se vendimi i Qeverisë për shpronësim e privonte atë në mënyrë arbitrare nga prona e tij, pa kompensim adekuat. Parashtruesi po ashtu kërkoi pezullimin e shpronësimit si masë e përkohshme deri sa të merret vendimi për Kërkesën, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese pasi që ankesa e Parashtruesit akoma nuk ishte zgjidhur në Gjykatën Supreme, duke treguar kështu se akoma nuk janë shterur të gjitha mjetet juridike. Gjykata po ashtu refuzoi kërkesën për masën e përkohshme sipas nenit 116.2 të Kushtetutës pasi që Parashtruesi i kërkesës nuk kishte arritur të arsyetojë si duhet se mund të shkaktohej dëm i pariparueshëm dhe se një masë e tillë do të ishte në interes të publikut
Prenk Shllaku
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile