Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë se Vendimit te Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, A. Nr. 263/2010, te 12 nëntorit 2010.

Nr. të lëndës KI 22/11

Parashtruesit: Bojana Denic

Parashtruesja e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të Nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se Vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me të cilin hidhej poshtë kërkesa për vendosjen e emrit të saj në listën e anëtarëve të Asamblesë Komunale të Parteshit, shkelte të drejtat e saj sipas Neneve 3.2, 21.3 dhe 45.1 të Kushtetutës si dhe të drejtat e garantuara me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Gjykata konstatoi se Parashtruesja kishte marrë 15 vota dhe ishte e radhitur e treta në partinë politike Lista e Bashkuar Serbe, ndërsa kundërshtari i saj që ishte emëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte marrë numër të njëjtë të votave, por ishte i radhitur e nënta në të njëjtën parti, Ankesa e parashtrueses në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ishte refuzuar në bazë të asaj se vendimi ishte përfundimtar, pas të cilit ajo paraqiti ankesë administrative në Gjykatën Supreme. Gjykata Supreme e hodhi poshtë ankesën duke u bazuar në atë se ajo nuk e kishte shfrytëzuar të drejtën për tu ankuar në PZAP, i cili atëherë hodhi poshtë ankesën me arsyetimin se rezultatet e zgjedhjeve kur certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë përfundimtare, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas Nenit 113.7 dhe Nenit 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese sepse Parashtruesja e kërkesës nuk i kishte shterur të gjitha mjetet juridike për tu ankuar kundër vendimin e PZAP në Gjykatën Supreme

Parashtruesit:

Bojana Denic

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative