Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë se Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2009 për Regjistrimin e Automjeteve, te 14 shtatorit 2009

Nr. të lëndës KI 16/11

Përmbledhje

Parashtruesi kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të neneve 113.7 dhe 116.2 të Kushtetutës, duke pretenduar se Udhëzimi Administrativ Nr. 14/2009 për Automjetet lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kishte shkelur nenin 21.1 të Kushtetutës për shkak se ai kërkonte nga parashtruesi që të bëj një pagesë për zëvendësimin e tabelave të regjistrimit përkundër faktit se ato nuk ishin të dëmtuara, gjë që ishte në kundërshtim më dispozitën e Udhëzimit. Parashtruesi kishte kërkuar masën e përkohshme e cila do të kërkonte që atij t’i kthehej pagesa dhe të pezullohej pagesa e detyrueshme për të gjithë qytetarët deri sa të merrej vendimi për Kërkesën e tij, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas neneve 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës për shkak se parashtruesi nuk i kishte shteruar të gjitha mjetet juridike, duke theksuar se ai nuk kishte bërë ankesë në Gjykatën Supreme para se të parashtronte Kërkesën, duke cituar rastin Whiteside kundër Mbretërisë së Bashkuar, Selmouni kundër Francës, Universiteti AAB-RIINVEST SHPK kundër Qeverisë së Kosovës, dhe Mimoza Kusari Lila kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën për masa të përkohshme në bazë të nenit 116.2 të Kushtetutës dhe nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese sepse Parashtruesi nuk kishte ofruar prova te mjaftueshme se mund shkaktohen dëme të pariparueshme ose se masat e tilla do të ishin në interesin publik

Parashtruesit:

Shemsedin Ademi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative