Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë se nenit 2.1 te Urdhëresës Administrative te Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove (UNMIK) Nr. 2003/12, dhe nenit 20.1 te Ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës, Ligji Nr. 02/L-47

Nr. të lëndës KI 11/09

Parashtruesit: Tome Krasniqi

Shkarko:

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese me vënien e pagesës mujore për të nga ana e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për shërbimet e Radiotelevizionit të Kosovës, sipas një skeme të sajuar në bazë të Udhëzimit Administrativ të UNMIK-ut Nr. 2000/12. Parashtruesi argumentoi se ky aranzhim e shkelte Ligjin për Detyrimet dhe se ajo kontratë ishte e pazbatueshme pasi që ai dhe konsumatorët e tjerë shtrëngoheshin që të paguanin për shërbimet dhe se dështimi i gjykatave për të realizuar të drejtat e tij paraqiste shkelje të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Pjesërisht u përgjigj RTK duke thënë se Parashtruesi nuk kishte kërkuar që të përjashtohet nga pagesa sipas Ligjit për RTK-në dhe se ky aranzhim ishte miratuar nga Kuvendi për interes publik. Pjesërisht u përgjigj KEK-u duke thënë se veprimet e tij ishin ndërmarrë në përputhje me Ligjin për RTK-në dhe duke shtuar se obligimi i tij për të mbledhur këto pagesa do të skadonte më 30 nëntor 2009 dhe nuk do të vazhdohej më. Pjesërisht, Kuvendi e këshilloi Gjykatën se ajo parashikonte miratimin e një Ligji për RTK-në i cili do të përjashtonte nga pagesa personat e varfër dhe i cili do të rregullonte financimin e pjesshëm të RTK-së nga burime të tjera, Gjykata theksoi se prej datës së vendimit të saj asnjë pagesë për shërbimet e RTK-së nuk faturohej e as nu arkëtohej më drejtpërdrejtë nga individët apo familjet, përfshirë këtu edhe Parashtruesin e kërkesës. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se Parashtruesi nuk ishte viktimë e shkeljes së bërë nga një autoritet publik, që është parakusht për të caktuar më tej masën e përkohshme, duke cituar rastet Biriuk kundër Lituanisë dhe Dudgeon kundër Mbretërisë së Bashkuar, njësoj sic është edhe për të vazhduar së kërkuari zgjidhje para Gjykatës, sipas nenit 113.7. Prandaj, Gjykata vendosi se kërkesa e Parashtruesit ishte bërë e panevojshme, e hoqi Kërkesën në bazë të neneve 32 dhe 37 të Rregullores së Punës dhe refuzoi të urdhëronte masën e përkohshme të mëtejshme ose që të vazhdonte shqyrtimin e Kërkesës

Parashtruesit:

Tome Krasniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Array

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative