Vlerësim i kushtetutshmërisë se nenit 14 paragrafit 1.6, nenit 22, nenit 24, nenit 25 dhe nenit 27 te Ligjit për te Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, Nr. 03/L111, te 4 qershorit 2010.
Nr. të lëndës KO 119/10
Parashtruesit: Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës
Më 20 dhjetor 2010, Gjykata lejoi masën e përkohshme në kohëzgjatje prej jo më shumë se tre muaj, duke filluar nga 22 dhjetori 2010, duke bërë pezullim të menjëhershëm të zbatimit të neneve 14(1) 6, 22, 24, 25 dhe 27 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, Nr. 03/L-111 të datës 4 qershor 2010, për atë periudhë të kohës, Këtu, Gjykata vendosi unanimisht që të vazhdojë kohëzgjatjen e masave të përkohshme të caktuara më parë deri më 31 dhjetor 2011 dhe të mbajë juridiksionin mbi ketë çështje, Vendimi i Gjykatës bazohej në marrjen parasysh të tre faktorëve: (1) faktin se Kuvendi i Kosovës ishte shpërndarë gjatë kohës së ishte nxjerrë urdhri i parë për masën e përkohshme, (2) kufizimet kohore me të cilat ballafaqohej Kuvendi për të ofruar përgjigje në ketë kërkesë, dhe (3) nevojën për të shqyrtuar përgjigjet e Kuvendit, Bankës Qendrore dhe Ministrisë së Financave që ishin pranuar nga Gjykata
Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës
KO - Kërkesë nga organet shtetërore
Aktgjykim
Shkelje e të drejtave kushtetuese
Neni 7 – Vlerat, Neni 3 - Barazia para Ligjit, Neni 74 - Ushtrimi i Funksionit
Civile