Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë se Aktgjykimit te Gjykatës Supreme te Kosovës Rev. nr. 28/2010, të datës 30 qershor 2010.

Nr. të lëndës KI 70/10

Parashtruesit: Fatime Kabashi

Parashtruesja e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se e drejta e saj për të punuar dhe ushtruar profesionin, sipas nenit 49 të Kushtetutës, ishte shkelur me aktgjykimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e vendimeve të gjykatave më të ulëta me të cilat ishte anuluar vendimi per ndërprerje të marëdhënjes së punës nga ana e punëdhënësit të saj. Parashtruesi pretendonte se aktgjykimi i Gjykatës Supreme ishte i padrejtë sepse ai ishte arbitrar dhe pa bazë ligjore, Gjykata vendosi se Kërkesa e parashtrueses ishte e papranueshme sepse ajo nuk kishte ushtruar ankesë kundër përjashtimit të saj në Bordin e Pavarur Mbikëqyrës, i cili ka juridiksion për të gjitha ankesat kundër autoriteteve publike, duke cituar rastin Universiteti AAB-RIINVEST SHPK kundër Qeverisë së Kosovës, nenin 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe sepse ajo nuk kishte mundur të ofrojë prova prima facie se Gjykata Supreme kishte qenë e padrejtë ose arbitrare, duke cituar rastin Shub kundër Lituanisë. Gjykata po ashtu theksoi se roli i saj ishte i kufizuar në zgjidhjen e ankesave kushtetuese dhe jo të kontesteve faktike, duke cituar rastin Sevdail Avdyli dhe García kundër Spanjës, dhe siguron procedura të drejta, duke cituar rastin Edwards kundër United Kingdom

Parashtruesit:

Fatime Kabashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile